Moderatorja Fatma Methasani festoi ditën e djeshme ditëlindjen. Ajo mbushi 25 vjeç dhe në ditën e saj të shënuar, vendosi të zbulonte gjininë e bebushit që po pret.

Me anë të një videoje të publikuar në Instagram, ku moderatorja shfaqej në motorr me Alfion dhe pasi numëruan deri në tre, nga motorri doli gaz ngjyrë blu, dyshja bënë të ditur se do të bëhen së shpejti me një djalë. Kjo ishte një mënyrë shumë e veçantë dhe është pëlqyer shumë nga fansat.

Ditën e sotme, Alfio ka postuar të njëjtën video në profilin e tij dhe ka zgjedhur t’i dedikoj të birit, ende pa ardhur në jetë, fjalët më të bukura. “Është një princ dhe babushi e do shumë që tani”, ka shkruar ai.






