Kivanç Tatlitug me rolet e tij në serialet e njohura turke është kthyer në një ndër aktorët më të pëlqyer për publikun. Së fundmi (27 Tetor) ai ka festuar ditëlindjen dhe miqtë, familjarët por dhe fansat nuk kanë hezituar ta urojnë dhe t’i bëjnë dhurata nga më të ndryshmet.

Kivanç ka mbushur 36 vjeç dhe në një ditë kaq të rëndësishme, nuk ka munguar as urimi dhe dhurata nga e shoqja e tij, stilistja Basak Dizer. Dyshja janë martuar prej kohësh dhe gjithmonë dinë si të tërheqin vëmendjen e mediave. Me rastin e ditëlindjes, ato kanë udhëtuar për në Paris për të festuar në praninë e njëri-tjetrit.

Basak i ka dhuruar Kivançit për ditëlindje një dhuratë shumë të shtrenjtë dhe luksoze. Bëhet fjalë për një orë që ka kushtuar plot 50 mijë lira turke dhe ka marrë vëmendjen e të gjithëve.







