Pak ditë më parë Big Mama tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fotot që postoi në rrjete sociale ku shfaqej krah modelit dhe aktorit turk Serhat Kaynarpinar i cili ka luajtur në serialin "Beni Affet" (Më fal), i transmetuar në Kosovë.

Shumë shpejt nisën thashethemet se Bigu dhe Serhati ishin në një lidhje, por në fakt dyshen i ka bërë bashkë kënga e Bertan Asllanit. Big Mama ka publikuar së fundmi një ripërpunim të një prej këngëve më të famshme të Bertanit "Akoma të du".

Ripunimi i kësaj kënge nga Big Mama është pëlqyer shumë dhe në klip këngëtarja shfaqet krah Serhatit.
Bertan prej vitesh jeton në Turqi ku provoi edhe aktrimin ndërsa tani po merret me kompozime këngësh.

Bigu dhe Bertani kanë një miqësi prej vitesh që vazhdon edhe në ditët e sotme.








