Përpos një aktor i suksesshëm e që na bën gjithnjë të qeshim me batutat e tij, Visjan Ukcenaj është edhe një bashkëshort e baba i përkushtuar. Aktori poston shpesh në rrjete sociale foto me familjen e tij të vogël e të bukur e së fundmi ka pozuar me bashkëshorten Jonën.

Çifti shfaqen shumë të dashuruar, Jona duke puthur Visjanin ndërsa ai duke e përqafuar, por dora e vendosur në të pasme ka tërhequr vëmendjen e fansave të aktorit.

"Kujdes dorën", "Të ka rrëshkitur dora padashje", "Je në foto o laçjan hiqe dorën", janë disa nga komentet e shumta në foton e Visjanit.

Aktori ka vendosur të mos u përgjigjet komenteve.


Visjani dhe Jona janë prindër të një djali me emrin Divin.








