Nga Shqipëria / E Martë 29 Tetor 2019, 10:10

Anahi shtatzënë për herë të dytë, pozon me barkun e rrumbullakosur

Aktorja meksikane Anahi u bë shumë e famshme në Shqipëri gjatë viteve 2000 me rolin e saj si "Mia" në telenovelën "Rebelët". Sot Anahi është 36-vjeç, është e martuar dhe së shpejti do bëhet nënë për herë të dytë.

Lajmin e bukur e dha vetë aktorja me një postim në rrjete sociale ku tregonte barkun e rrumbullakosur, e veshur me fustan të bardhë, duke pozuar për revistën "Quien".

Në intervistën për këtë revistë, Anahi zbuloi se është në pritje të një djali, bën të ditur Xing.al.

Aktorja mori urime të shumta nga fansat, por edhe nga aktorë të njohur si Angelique Boyer (Teresa), Christian Chavez (Xhovani tek Rebelët) etj.

Anahi është e martuar që prej vitit 2015 me politikanin Manuel Velasco Coello dhe kanë një djalë.

Sa i përket anës profesionale, prej kohësh Anahi është përqëndruar tek jeta familjare dhe i ka lënë pas dore telenovelat, por edhe muzikën./Xing.al