Nga Shqipëria / E Martë 29 Tetor 2019, 09:09

Aleksandri u kap mat me Alesian, Egla Harxhi deklaron ndarjen publikisht

Ish-missi Egla Harxhi dhe fotografi Aleksander De Basseville i kanë dhënë fund lidhjes së tyre nga e cila erdhi në jetë një fëmijë. Ndarjen e ka deklaruar Egla në një intervistë për revistën "Story".

Egla deklaroi se mes tyre ka marrë fund dhe nuk ka më farë të bëjë me Aleksandrin.

"S’kam më të bëj fare me Alen në asnjë formë. Tashmë jemi të ndarë, dhe jeta ime personale nuk është më publike. Pra e kam mbyllur me jetën publike, e po fokusohem kryesisht tek im bir, dhe te studio e arkitekturës me projekte në Shqipëri dhe jashtë saj", u shpreh Egla.

Kujtojmë që dy ditë më parë, Aleksandri u kap në shoqërinë e Alesias, vajza me të cilën ata dikur ndërtuan një marrëdhënie treshe që përfundoi për shkak të xhelozirave.