Nga Shqipëria / E Hënë 28 Tetor 2019, 23:11

Zbulohet emri i veçantë që Gazi dhe Ira i vendosën djalit

Ditën e sotme, aktori shumë i dashur për publikun, Gaz Paja dhe e shoqja e tij, Ira, u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi një djalë dhe dyshja kanë vendosur të zbulojnë të tjera detaje për ndjekësit e tyre.

Përmes disa postimeve të bëra në Instagram, Ira ka treguar se i kanë vendosur vogëlushit emrin Dard. Ajo ka publikuar foto nga dhuratat në emër të djalit dhe ka shkruar për të fjalët më të ëmbla.
"Na e mbushe zemrën plot Dard! I bekuar qofsh!"

Po ashtu dhe Gazi ka publikuar një foto të një buqetë për Dardin dhe ka shkruar: “Mire se erdhe bir.
Ne emrin tend, po falenderoj te gjithe ata qe uruan dhe u bene pjese e gezimit tone. Ka baba Djale."

Ira dhe Gazi ende nuk kanë zbuluar një foto të vogëlushit por e sigurt që do e zbulojnë portretin e tij në ditët në vazhdim.