Vetëm para pak ditësh reperi i njohur Fero, publikoi këngën e tij më të re. Kënga titullohet ‘Jom rrit’ dhe numëron mijëra klikime në kanalin e Youtubit.

Ky projekt i ri nga Fero, pas largimit të tij nga ‘On Records’, u prit mirë në përgjithësi nga fansat, por ka marrë po ashtu kritika dhe komente akuzuese. Ndjekësit pasi kanë dëgjuar këngën, kanë kuptuar se teksti i reperit është i ngjashëm me atë të këngës ‘Ashiqare’ nga Rina.

Në një pjesë të tekstit Rina këndon ‘18 vjet I'm living legend’, ndërkohë këtë varg e ka përdorur dhe Fero, thjesht duke ndryshuar moshën: “Me 22 I'm livin Legend”. Po ashtu një varg tjetër ‘Jointin myte myte masi edhe za i thash’ është i njëjtë në këngën e reperit. Shumë nga fansat janë shprehur se kënga ‘Jom rrit’ është në fakt ‘Ashiqare2’.
















