Moderatorja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të dashur për publikun. Dyshja kanë dhënë prova të një dashurie të vërtetë e të qëndrueshme, fryt i së cilës është dhe vogëlushi Efehan.

Ato i bëjnë shpesh dedikime shumë të ëmbla njëri-tjetrit të cilat nuk ngurojnë t’i ndajnë më ndjekësit e tyre në Instagram. Ditën e sotme Almeda publikoi një selfie në profilin e saj dhe Tolga ka bërë për të gjestin më të bukur.

Të njëjtën foto, aktori e ka shpërndarë në Instastoryn e tij dhe ka shkruar: ‘Ajo është e imja’. Padyshim që të gjitha vajzat do donin që i dashuri/i fejuari apo i shoqi të bënte për to një gjest të tillë!












