Nga Shqipëria / E Hënë 28 Tetor 2019, 17:05

Në 6 mujorin e lindjes, Diellza Kolgeci na i bëri sytë zemra me portretin e së bijës

Në Prill të këtij viti modelja nga Kosova Diellza Kolgeci dhe partneri i saj Fisnik Rugova u bënë prindër për herë të parë. Në jetën e tyre erdhi një vajzë të cilën e quajtën Helena.

Ditën e sotme janë bërë plot 6 muaj që pas ardhjes së saj në jetë dhe modelja ka publikuar një foto të Helenës, ku ka zbuluar portretin e plotë të saj. Nga fotoja dallohet se vogëlushja ka marrë tipare nga të dy prindërit dhe është një bukuroshe e vërtetë.

Diellza është treguar shumë e përqëndruar ndaj së bijës dhe po e shijon së tepërmi çdo moment të mëmësisë.