Enrique Iglesias është padyshim një ndër këngëtarët e njohur më të pëlqyer nga publiku, këngët e të cilit kthehen në hite dhe i bëjnë të gjithë të kërcejnë. Ai është shumë aktiv me performancat e tij live, me organizimin e koncerteve në vende të ndryshme dhe së fundmi e ka mbajtur një të tillë në Greqi.

Mbrëmjen e kaluar këngëtari ka dhuruar një performancë magjike dhe ka mbledhur rreth tij shumë fansa, si nga Greqia ashtu dhe nga shtetet përreth. Publiku ka kënduar së bashku me të dhe Enrique si çdo herë tjetër ka dhuruar performanca të paharrueshme.

Një veprim i tij gjatë koncertit padyshim që i ka lumturuar të gjithë shqiptarët. Një fans i ka hedhur në skenë flamurin shqiptar dhe Enrique e ka marrë dhe e ka valëvitur disa herë në skenë para një numri të madh njerëzish duke lumturuar të gjithë fansat shqiptarë. Moderatorja Fjodora Fjora ka qenë pjesë e këtij koncerti dhe ka shpërndarë foton e këngëtarit duke shkruajtur: "Ja dhe Enrique kuq e zi".












