Nga Shqipëria / E Hënë 28 Tetor 2019, 15:03

Zbulohen datat kur do të mbahet Festivali i Këngës në RTSH

Janë bërë të ditura data kur do të mbahet edicioni i 58-të i Festivalit të Këngës në RTSH. Faqja zyrtare e festivalit në Instagram ka zbuluar se Festivali i Këngës do të mbahet në datat 19 dhe 20 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. 

Finalja do të mbahet në datën 22 dhjetor ku edhe do të shpallet fituesi që do na përfaqësojë në Eurovision.

Këtë vit në Festivalin e 58 të RTSH-së do të konkurrojnë 25 këngëtarë.

Festivali këtë vit do prezantohet nga Alketa Vejsiu dhe regjisore do jetë Vera Grabocka.

Pak ditë më parë "newsbomb.al" publikoi listën me emrat e këngëtarëve pjesëmarrës të cilët mund t'i lexoni më poshtë.

Bojken Lako

Devis Xherahu

Genc Tukiqi

Valon Shehu

Wendy Mancaku

Genti Deda

Kanita Suma

Olta Boka

Arilena Ara

Kamela Islamaj

Renis Gjoka

Eugent Lito (GENA)

Eli Fara ft Stresi

Kastro Zizo

Alberie Hadergjonaj

Robert Berisha

Era Rusi

Aldo Bardhi

Elvana Gjata

Sara Bajraktari

Aurora Kapo

Tiri Gjoci

Nita Latifi

Algert Salaj

Arjeta Palushaj