Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fatma Methasani feston sot 25-vjetorin e lindjes e në këtë ditë të veçantë ka marrë shumë urime nga miqtë, familjarët e fansat.

Ky është një 25-vjetor i veçantë për Fatmën pasi moderatorja është në pritje të ëmbël. Ajo ka postuar një foto nga surpriza që i ka bërë Alfio, ku shfaqet duke mbajtur tulipanë rozë dhe tollumbaca me numrin 25.

Në foto dallohet qartë barku i rrumbullakosur dhe lumturia e shprehur në fytyrën e moderatores.

Alfio i ka bërë Fatmës edhe një dedikim duke postuar një foto të tyre bashkë. "Sot ka ditlindjen zemra ime e vogel e kuqe!!! Faleminderit qe me meson cdo dite e me shum cfar esht dashuria e vertet!! Faleminderit qe me ben te ndjehem ne shtepi kudo qe jam me me ty!!", shkruan Alfio.






