Nevina Shtylla mbetet një prej vajzave më të dashura për publikun, që me karakterin e ëmbëlsinë e saj i ka bërë për vete të gjithë. Së fundmi Nevina ka treguar edhe një pjesë tjetër të karakterit të saj e që ka të bëjë me ndjeshmërinë.

Moderatorja është shumë e ndjeshme e teksa ka qenë duke parë një film nuk i kanë pushuar lotët.

Këtë Nevina e ka treguar kur u pyet nga një fanse se cili është filmi që e ka bërë të qajë.

"Jam natyrë e ndjeshme e nuk dua shumë që të preken, por një nga filmat që nuk më pushonin lotët nga fillimi në fund ka qenë A dog’s purpose", shkruan Nevina.








