Së fundmi Alketa Vejsiu dhe Jonida Maliqi ndodheshin bashkë në Marrakesh, Marok. Pas disa ditësh qëndrimi atje, moderatorja dhe këngëtarja së bashku me mikeshat që i shoqëronin, janë nisur për në atdhe.

Mirëpo në aeroportin e Vjenës, Jonida i ka bërë Alketës një të papritur duke e trembur.

"Ua Jonida, çfarë tmerri", dëgjohet të thotë Alketa. Moderatorja më pas duke qeshur kërkon që Jonida të thërrasë kardiologun.
View this post on Instagram
"Gëzuar Halloween", shkruan Jonida krah kësaj videoje që ka shkaktuar të qeshura edhe tek ndjekësit.








