Nga Shqipëria / E Hënë 28 Tetor 2019, 09:09

Futbollisti i Real Madritit çmendet pas Taynës, shihni ç'bën për të

Fama e Taynës tashmë i ka kaluar kufijtë shqiptar dhe reperja po njihet edhe nëpër botë. Tayna ka tërhequr edhe vëmendjen e yllit të Real Madridit, Vinicius Jr.

Ky i fundit ka filluar të ndjekë në Instagram dy shqiptaret: Taynën dhe Kejvinën. Por jo vetëm kaq. Vinicius e ka pëlqyer aq shumë këngën e reperes saqë edhe e ka shpërndarë atë në Instastory.

Bëhet fjalë për këngën e fundit të Taynas me titull "Sicko" që pati shumë sukses e ka arritur miliona shikime. Tanimë këtë këngë do e dëgjojnë edhe 8 milion ndjekësit e Vincius në Instagram.

Pasi Vinicius i shpërndau këngën, Tayna reagoi duke e ripostuar statusin e tij.