Historia e Stresit dhe Keisit vazhdon të jetë shumë e komentuar në media që prej ndarjes së tyre të bujshme. I ftuar në "Ftesë në 5", Stresi u shpreh i penduar dhe tha se po përpiqet ta rikthejë Keisin. Madje reperi la të kuptohet se edhe dasma mund të bëhet.

Gjatë kësaj kohe, Stresi po fokusohet tek karriera dhe është rikthyer fuqishëm duke publikuar disa këngë të reja. Reperi po punon edhe për një projekt tjetër i cili siç duket do jetë dedikim për Keisin.

Në videon e publikuar në Instastory, të ruajtur nga Dosja, Stresi shfaqet duke kënduar: "U bo një kohë që sjena pa, ti nuk e di se ça kam ba, ça kam ba, ça kam ba, amo zemrën time mbaje".









