Nga Shqipëria / E Diel 27 Tetor 2019, 20:08

E prishën marrëdhënien treshe, por partneri i Egla Harxhit kapet mat me Alesian

Lidhja treshe mes Egla Harxhit, fotografit Aleksandër de Basseville dhe Alesias ishte në qendër të vëmendjes së mediave dy vite më parë. Mirëpo pas ardhjes në jetë të djalit, Egla dhe Ale vendosën ta largojnë nga lidhja e tyre Alesian.

Siç kishte zbuluar "Gazeta shqiptare" asokohe shkak i ndarjes ishte bërë xhelozia e Alesias. 

Mirëpo së fundmi Aleksandri është fotografuar nga paparaci i "Panorama plus", pranë Alesias në një aktivitet të organizuar në Tiranë. Në një prej fotove dyshja shfaqet duke i buzëqeshur njëri-tjetrit.

Këto foto kanë hedhur dyshimet se ata i janë rikthyer marrëdhënies treshe dhe Egla nuk e ka problem ta lërë Aleksandrin me Alesian. Megjithatë mbetet për t'u parë se ç'do thotë vetë Egla ose Aleksandri lidhur me këto foto teksa Alesia preferon të qëndrojë larg vëmendjes së mediave apo intervistave.