Pas suksesit me këngën "Tela", Kida po rikthehet në muzikë me një këngë të re e me një bashkëpunim të ri. Por këtë herë ky bashkëpunim do jetë ndërkombëtar.

Prej ditësh po qarkullon në rrjete sociale një foto e Kidës me këngëtarin francez Maitre Gims, i njohur me këngën "Bella" që 6 vite më parë u kthye hit.

Sipas fansave të Kidës, këngëtarja do sjellë së shpejti një këngë me Maitre Gims. Megjithatë lajmi nuk është konfirmuar ende nga asnjëra palë.

"Prive" bën të ditur se Kida do sjellë një këngë të re pasi ditë më parë u parë në studion e K-Master, por mbetet për t'u parë nëse Maitre Gims do jetë pjesë.





