Mozzik i ftuar mbrëmjen e djeshme në "Shiko kush luan", u pyet se me cilën repere do bashkëpunonte për një superhit dhe ai zgjodhi pikërisht Taynën.

Tayna vendosi të mos i kthejë një përgjigje konkrete kërkesës së Mozzikut, por me foton e fundit duket se i ka thënë të gjitha.

Reperja ka postuar një foto krah Loredanës, ish-partneres së Mozzikut dhe ka hedhur dyshimet për një bashkëpunim mes tyre.

Tayna dhe Loredana janë bërë shumë mikesha e kjo shihet nga postimet që vajzat bëjnë për njëra-tjetrën.

Në një situatë të tillë duket se Tayna ia ka prerë shpresat për bashkëpunim Mozzikut, por megjithatë mbetet të shihet.







