Ditët e fundit ishte përfolur se Fero dhe Arbenita janë ndarë, por në fakt dyshja vazhdojnë të jenë bashkë e madje kanë marrë një hap të madh.

Me postimin e fundit në Instagram, Arbenita ka konfirmuar bashkëjetesën me Feron kur u pyet nga një fanse se ku jeton.

"Berlin, Gjermani", u përgjigj modelja, aty ku prej disa javësh po jeton edhe Fero i cili është zhvendosur për një karrierë të re pas përfundimit të kontratës me On Records.

Ditën e sotme paparaci i "Prive.al" i fotografoi çiftin bashkë në Berlin të kapur për dore teksa shijonin të dielën.








