Tayna prej 1 viti po bën namin në muzikë e ka arritur sukses me këngët e saj që dëgjohen e pëlqehen shumë nga publiku. Reperja ka krijuar tanimë fansat e saj që e ndjekin kudo në koncertet ku ajo performon dhe e mbështesin publikisht.

Mirëpo njëri prej fansave ka menduar një ide më të veçantë për t'i shprehur dashurinë Taynës, duke vizatuar fytyrën e saj në kokë.

Tayna ka mbetur e habitur nga kjo surprizë dhe e ka publikuar në Instastory duke e shoqëruar me mbishkrimin: "Wowowo".

Kujtojmë që kënga e fundit e Taynës është "Sicko", një këngë që e solli reperen me një stil tjetër, më sensuale.






