Nga Shqipëria / E Diel 27 Tetor 2019, 15:03

Armina e sëmurë gjithë javën, Shkëlzeni i bën surprizën romantike

Armina Mevlani nuk ka kaluar një javë të mirë pasi fashionistja është sëmurë e këtë e bëri të ditur me një postim në Instagram ku shfaqej paksa e lodhur. "Dita e parë që ndihem pak më mirë pasi isha sëmurë gjithë javën", shkruan Armina.

Mirëpo Shkëlzeni di si ta bëjë Arminën të lumtur dhe e ka surprizuar me trëndafila rozë, që janë të preferuarit e saj.

Së fundmi Armina në intervista ka përmendur edhe dasmën. Në intervistën e fundit për "Prive", fashionistja la të kuptohej se dasmën çifti do e bëjnë vitin tjetër.

Gjatë kësaj periudhe Armina ka punuar edhe për fustanin e nusërisë duke bashkëpunuar me stilistë me famë botërore.

Ajo është shprehur se fustani i saj i nusërisë do jetë shumë i veçantë dhe gotik, ashtu siç nuk kemi parë nuse VIP më parë.