Nga Shqipëria / E Diel 27 Tetor 2019, 14:02

Harrojeni Loredanën: Mozzik i bën thirrje Taynës në mes të emisionit

Ndarja e Mozzikut dhe Loredanës ka bërë bujë në mediat ditët e fundit. Dyshja ishin në qendër të vëmendjes jo vetëm për lidhjen e tyre nga e cila sollën në jetë një vajzë, por edhe për bashkëpunimet e suksesshme që sollën në muzikë.

Mirëpo harrojini bashkëpunimet me Loredanën, sepse Mozzik i ka bërë thirrje Taynës mbrëmjen e djeshme në "Shiko kush luan".

Kur u pyet se me cilin reper do nxirte një superhit, Mozzik zgjodhi Taynën.

Këtë moment e ka publikuar edhe menaxheri i Taynas, Rinor Hykolli i cili gjithashtu shkruan superhit. 

I kontaktuar nga "Indeksonline", Rinori ka thënë se për momentin nuk ka diçka konkrete, por që e ka lënë të hapur mundësinë që dyshja në një të ardhme të afërt të vijnë me një bashkëpunim.