Një nga aktoret më të bukura turke, Fatmagul Faki është kurorëzuar në martesë. Aktorja 29-vjeçare e cila ka luajtur në serialin "Vajzat e diellit", u martua këtë fundjavë me partnerin e saj Kerem Lafçi.

Çifti mbajtën një dasmë madhështore me të ftuar nga bota e artit dhe biznesit.

Fatmagul dhe Kerem janë bashkë prej 2 vitesh, por lidhjen e tyre e kanë ruajtur jashtë syrit të publikut.

Aktorja ka publikuar një foto nga dasma ku shfaqet krah bashkëshortit dhe shkruan: "Deri në fund të jetës", bën të ditur Xing.al.

Fatmagul është komentuar shpesh për ngjashmërinë e madhe që ka me modelen Adriana Lima./Xing.al





