Pak ditë më parë "Prive" bëri të ditur se Dafina Zeqiri projektin e ri muzikor do e sjellë në bashkëpunim me Varrosin, reperin e grupit OTR. Lajmet i ka konfirmuar edhe Dafina e cila ka postuar një video ku lajmëron këngën e re.

Për këngëtaren ky është projekti më i veçantë pasi vjen në gjuhën suedeze dhe mban titullin "Ring Ring".

"Projekti jem i parë në gjuhën suedeze, këngë e cila po ashtu i dedikohet shoqnisë dhe familjes në vendin ku kam lind, ku jom rrit", shkruan Dafina.
View this post on Instagram
Mes komenteve të shumta, dallon komenti i Noizyt i cili i jep mbështetje dy kolegëve të tij.





