Nga Shqipëria / E Diel 27 Tetor 2019, 10:10

Mozzik dhe Getinjo e thonë troç: Ky reper u bë i famshëm falë nesh

Mozzik dhe Getinjo ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Luanës, "Shiko kush luan" ku gjatë lojërave të zhvilluara në studio zbuluan shumë.

Në sfidën 'paintball', Mozzik e Getinjo u pyetën për personin që ata mendojnë se u bë i famshëm falë tyre teksa para vetes kishin një sërë reperësh.

Mozzik e Getinjo zgjodhën Feron, ish-anëtarin e labelit "On Records", ku edhe ata vetë dikur bënin pjesë.

Dikur Mozzik dhe Getinjo ishin të afërt me Feron, por mesa duket gjërat kanë ndryshuar.