Së fundmi Capital T akuzoi reperin me famë botërore, Tygan se i ka kopjuar skenën e koncertit "Time Capsule". Capital postoi dy foto, një nga koncerti i tij i disa javëve më parë dhe një foto nga koncerti i Tygas i mbajtur së fundmi dhe etiketoi reperin.

Skenat ishin vërtet shumë të ngjashme me shkronjën "T" në mes dhe dy ekrane anash.

Pas akuzave të Capital T për kopjim, Tyga ka reaguar duke komentuar në postimin e reperit shqiptar.

"Kurrë se kam parë skenën tënde. Mendjet e mëdha mendojnë njësoj", ishte përgjigja e Tygas.







