Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Tetor 2019, 23:11

Pas zënkës së bujshme, Beatrix dhe Anxhelina bëjnë tatuazh të njëjtë

Një vit më parë kushërirat Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj u zunë me njëra-tjetrën dhe si rrjedhojë ndaluan së ndjekuri njëra-tjetrën dhe në rrjete sociale, ku dikur bënin namin me fotot e tyre.

Një vit pas konfliktit, vajzat u pajtuan dhe filluan të shoqërohen sërish së bashku. Postimet me njëra-tjetrën nuk kanë munguar, duke treguar që e kanë hedhur gjithçka pas.

Vetëm së fundmi, vajzat kanë zbuluar se kanë bërë të njëjtin tatuazh (një sy) në pjesën e parakrahut. Kështu ato kanë vërtetuar se marrëdhënia e tyre është po aq e ngushtë sa ç’ishte para konfliktit. “Nuk na marrin dot msysh”, ka shkruar Beatrix në foton e publikuar në Instastory ku ka zbuluar tatuazhet.