Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Tetor 2019, 23:11

Mozzik tregon si ndihet pas ndarjes nga Loredana dhe nuk e prisnim

Reperi shumë i dashur për publikun, Mozzik, ishte këtë mbrëmje i ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’ nga moderatorja Luana Vjollca. Gjatë kësaj mbrëmjeje, ai ka dhënë deklarata në lidhje me ish partneren e tij Loredana, duke treguar se marrëdhënia e tyre ka mbaruar paqësisht.

Mozzik është shprehur se gjithmonë do ruajë një lidhje të fortë me reperen pasi ato i bashkon vogëlushja Hana. Po ashtu ai ka treguar se Loredana është e vetmja femër që ai ka marrë seriozisht dhe se është dashuria e tij më e fortë. Gjatë emisionit, Mozzik ka zbuluar dhe si ndihet në këtë periudhë të jetës së tij, pas ndarjes nga Loredana dhe gjithçkaje tjetër.

Gjatë rubrikës ‘Thuaje ose haje’, Mozzikut i është drejtuar një pyetje e tillë nga i vëllai, Getinjo (i cili ishte po ashtu i ftuar): ‘Mozzik, le të themi që jeta jote nuk është aspak e mërzitshme, si po e përjeton  gjithë këtë situatë?”. Reperi ka treguar se pavarësisht të gjithave, ndihet mirë, ndihet i lumtur me jetën e tij. ‘Cdo person ka ulje-ngritje në jetë besoj, por jeta ime është për momentin e lumtur, jam i lumtur”, është shprehur Mozzik. Mesa duket fakti që ai dhe Loredana janë ndarë pa hatërmbetje e bën të lumtur reperin. Ndonëse është përgjigjur, ai sërish ka preferuar të përlyhet i gjithi me tortë fytyrës.