Pas ndarjes së një prej çifteve më të dashur për publikun shqiptar, Mozzik dhe Loredana, u aludua se dyshja kanë hatërmbetje me njëri-tjetrin. Mirëpo të gjitha thashethemeve rreth tyre, iu ka dhënë fund Mozzik, i ftuar në emisionin "Shiko kush luan".

Përmes deklaratave të tij, reperi ka treguar se ndonëse janë ndarë, Loredana vazhdon të mbetet një njeri shumë i rëndësishëm për të. Ajo është dashuria e tij më e madhe dhe e vetmja femër që ka marrë seriozisht. Në emision është shtuar një rubrikë e re "Paintball" dhe ndërmjet kësaj loje Mozzik ka sqaruar marrëdhënien e tij me Loredanën.

Ai është vënë përballë fotove të ndryshme të artistëve shqiptarë si: Kida, Loredana, Tayna, Gjiko, Majk, Fero, Rina etj dhe është pyetur: "Me cilin nga këta ke pasur një dashuri të fortë dhe tani ke një urrejtje të fortë?". Mozzik u shpreh se dashuri ka pasur, ama urrejtje jo prandaj dhe Luana ka ndryshuar pyetjen: "Me cilën ke pasur dashuri të fortë?". Mozzik ka zgjedhur foton e Loredanës duke treguar se ndonëse ato janë ndarë, mes tyre nuk ekziston urrejtje.

Më pas, Mozzik është pyetur se me cilin ndër reperët në foto do ketë gjithmonë lidhje të fortë. Ai ka zgjedhur sërish foton e Loredanës, duke u shprehur se lidhja mes tyre ekziston dhe do ekzistojë gjithmonë pasi ato kanë dhe një vajzë.
View this post on Instagram










