Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Tetor 2019, 22:10

E paska fiksim: Getinjo fton në takim modelen e njohur shqiptare

Reperi i njohur Getinjo, është një ndër të ftuarit në emisionin shumë të ndjekur nga publiku "Shiko kush luan". Që në nisje të emisionit, ai zbuluar një fakt shumë interesant, emrin e vajzës shqiptare të cilën e veçon nga tjerat dhe do e ftonte medoemos në një takim.

Gjatë lojës së parë, ai ka qëndruar para një koshi, ka lexuar pyetjen që i shkruhej në letër "Cilën ndër vajzat e njohura shqiptare do ftoje në takim?", më pas e ka mbledhur në formë topi letrën dhe e ka gjuajtur në drejtim të koshit. Loja funksionon në këtë mënyrë: ata të cilët shënojnë kanë të drejtë të mos përgjigjen.

Mirëpo, ndonëse Getinjo e hodhi letrën drejt e në kosh, ka preferuar të përgjigjet duke zbuluar emrin e vajzës. Ai ka thënë emrin e modeles shqiptare Vildane Zeneli, duke shprehur dëshirën për ta ftuar në një takim.