Mbrëmjen e sotme ka startuar puntata e rradhës e emisionit "Shiko kush luan", moderuar nga Luana Vjollca. Dy ndër të ftuarit janë Venera Lumani dhe Lind Islami, çifti shumë i dashur për publikun.

Venera dhe Lindi bashkëjetojnë dhe kanë treguar në intervista të ndryshme se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Gjatë transmetimit të emisionit, Venera është pyetur se kur ka ndërmend të martohet. Për përgjigjen e kësaj pyetjeje ka ndërhyrë Lindi, i cili ka bërë një gjest shumë të ëmbël para të gjithëve.

Ai është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar Venerës për martesë në mes të emisionit. "Kur do martohemi?", e ka pyetur ai. Venera e ka pritur me shumë emocion këtë moment dhe është përlotur. Më pas dyshja ka treguar se dasma do realizohet pasi të bëjnë lekët njëherë.










