Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Tetor 2019, 21:09

Rezart Veleshnja pranon publikisht se është i lidhur, kush është vajza që i ka marrë zemrën

Mbrëmjen e sotme ka nisur puntata e rradhës e emisionit shumë të ndjekur nga publiku, "Shiko kush luan" nga Luana Vjollca. Të ftuar në këtë puntatë, janë Nexhat dhe Remzie Osmani, Venera dhe Lind Islami, Mozzik dhe Getinjo.

Kjo mbrëmje është e mbushur plot me surpriza pasi dhe personazhet e ftuar janë shumë të dashur për publikun. Në rubrikën e pyetjeve, Rezart Veleshnja, është pyetur nëse është apo jo në një lidhje.

Ai ka zbuluar publikisht se po, është një vajzë që i ka marrë zemrën. "Jam në lidhje dhe jam rehat" ka treguar ai.