Në muajin Korrik, këngëtarja e njohur Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë me një vajzë të cilës i vendosi emrin e veçantë Noa. Ajo e bëri lajmin publik vetëm një javë pas lindjes së saj duke postuar një foto ku shihej me Noan në krahë.

Që nga atëherë Rona është treguar shumë e rezervuar duke u munduar ta mbajë vogëlushen larg syrit të mediave dhe publikut. Mirëpo vetëm së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto ku shihet me vajzën në krahë.

Fotoja është shumë e ëmbël pasi Rona po e vështron gjithë dashuri. "Krejt bota", ka shkruar ajo krahas fotos.









