Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Tetor 2019, 19:07

Superhit: Kënga e re e Xhensilës do t'ju bëjë të kërceni

Xhensila Myrtezaj është rikthyer sot në muzikë pas 7 muajsh pauzë që prej këngës "Sekreti". Këngëtarja ka publikuar pak më parë këngën "Paris". Ashtu si vetë titulli, videoklipi është xhiruar i gjithi në Paris.

Kënga është shumë ritmike dhe të bën të kërcesh. Edhe vetë Xhensila në klip shfaqet duke kërcyer rrugëve të Parisit.

Këngëtarja duket si gjithnjë mahnitëse me look-un e saj, herë e veshur me të kuqe, e herë me xhinse.

Për muzikën dhe tekstin e kësaj kënge është kujdesur Pirro Çako ndërsa orkestrimin e ka bërë Darko Dimitrov. Ndiqni videoklipin më poshtë.