Spektakli më i humorit ‘Klanifornia’ startoi me datë 5 Tetor, duke rikthyer në ekran, pas dy vitesh mungesë, moderatoren shumë të dashur nga publiku, Marina Vjollca. Spektakli ka mbledhur emra shumë të dëgjuar nga aktorët e humorit dhe ka qëllimin e vetëm: të dhurojë të qeshura pafund.

Marina, përpos faktit që është rikthyer më e përgatitur se kurrë, është po ashtu dhe shumë herë më e bukur dhe më me shumë nur. Çdo të shtunë ajo ka shkëlqyer me pamjen e saj, veshjet e zgjedhura dhe gjithçka tjetër.

Pak më parë moderatorja ka zbuluar dhe look-un e mbrëmjes së sotshme. Ajo ka veshur pantollona të zeza dhe një bluzë të shkurtër ngjyrë argjendi. Flokët e gjatë bjondë i ka lëshuar mbi supe.













