Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Tetor 2019, 18:06

Sa të dashuruar: Afërdita dhe Jakubi fotografohen në momente private në publik

Modelja e njohur Afërdita Dreshaj dhe sportisti Jakub Kindl kanë bërë më shumë se një vit të martuar dhe dyshja kanë treguar se gëzojnë një martesë të shëndetshme. Dashuria e tyre jeton mes momenteve të bukura, surprizave dhe emocioneve të ndryshme.

Së fundmi çifti ka udhëtuar për në Gjermani ku po kalojnë disa ditë pushimi krah njëri-tjetrit. Nga atje nuk kanë nguruar të publikojnë dhe foto në rrjete sociale, për t'i ndarë momentet e ëmbla me ndjekësit e tyre.

Afërdita ka postuar një foto në profilin e saj të Instagramit, ku shihet duke shkëmbyer një puthje me të shoqin në publik. "Të dua", ka shkruar modelja krahas fotos.