Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Tetor 2019, 17:05

I paska kopjuar koncertin, Capital T nxjerr zbuluar Tygën

Me datë 20 Shtator, sheshi "Nën Tereza" u elektrizua nga koncerti madhështor "Time Capsule", i organizuar nga reperi shumë i dashur për publikun, Capital T. Në shesh u krijua një atmosferë magjike dhe përkrah Capitalit kënduan dhe shumë artistë tjerë shqiptarë.

Si asnjëherë më parë, skenografia e koncertit ishte tejet e veçantë dhe u komentua gjatë në media. Një koncert i tillë bëri namin dhe fansat e reperit u çmendën! Së fundmi, një reper i njohur me famë botërore ka realizuar një koncert me të njëjtën skenografi, për të cilën siç duket është inspiruar nga Capitali.

Bëhet për reperin e njohur amerikan, Tygën, ish i dashuri i miliarderes Kylie Jenner. Ky detaj e ka suprizuar dhe Capitalin, i cili e ka shpërndarë në profilin e tij të Instagramit, duke kërkuar mendimin e fansave. "Çfarë mendoni ju djema?", ka shkruar reperi krahas postimit. Dhe fansat e kanë vënë re ngjashmërinë dhe mesa duket, koncerti i Capitalit ka bërë namin jo vetëm në Shqipëri!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

What do you guys think ð?¤? @tyga ð??ð??ð??ð?? #TimeCapsule effect

A post shared by Capital T (@truekapo) on