Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Tetor 2019, 16:04

Erik Lloshin nuk e pranojnë në Festivalin e RTSH-së, flet këngëtari

Pak kohë na ndajnë nga nisja e Festivalit të RTSH-së që këtë vit vjen në regjinë e Vera Grabockës dhe moderimin e Alketa Vejsiut. Pak ditë më parë u bënë publik edhe 25 emrat e këngëtarëve që do të konkurrojnë këtë vit.

Mes tyre nuk ndodhej emri i Erik Lloshit pasi këngëtari shumë i dashur për publikun, nuk është pranuar të bëhet pjesë e garës muzikore. "Newsbomb.al" bën të ditur se kënga e Erikut është refuzuar të bëhet pjesë e listës së këngëve të tjera pjesëmarrëse.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Eriku i cili i kontaktuar nga "Newsbomb.al" është shprehur se nuk ka marrë asnjë shpjegim për këtë vendim nga ana e organizatorëve të festivalit.

"Nuk më dhanë asnjë sqarim", ka thënë këngëtari.