Mbrëmjen e sotme starton puntata e rradhës e emisionit shumë të dashur për publikun, "Shiko kush luan". Moderatorja Luana Vjollca ka premtuar një mbrëmje magjike plot surpriza dhe të ftuar janë disa prej personazheve më të dashur të estradës: Mozzik, Getinjo, Nexhat dhe Remzie Osmani, Venera Lumani dhe Lind Islami.

Luana ka zbuluar dhe look-un e saj të mbrëmjes, përmes fotove dhe videove të publikuara në rrjete sociale. Për këtë puntatë, ajo ka kapur flokët dhe ka veshur një fustan të ngushtë me lule që i nxjerr në pah format perfekte trupore.

Po të njëjtin fustan, e ka veshur dhe modelja me famë botërore Kendall Jenner gjatë mbrëmjes së çmimeve "Emmy 2019". Nuk dihet nëse është rastësi apo Luana është frymëzuar nga Kendall, por të dyja vajzat duken vërtetë bukur.











