Tanimë dihet që reperet shqiptare nuk i kanë marrëdhëniet shumë të mira me njëra-tjetrën dhe shpeshherë janë bërë pjesë e sherreve apo diss-eve në këngë. Kujtojmë këtu marrëdhënien e acaruar të Taynës me Rinën dhe Melindën. Megjithatë reperja nuk ka një marrëdhënie të tillë me Loredanën.

Dy reperet duket se shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën e këtë e tregojnë edhe postimet e tyre në rrjete sociale. Së fundmi Tayna ka postuar një video duke dëgjuar këngën e Loredanës dhe kjo e fundit e ka ripostuar.

Edhe pak ditë më parë Loredana postoi një video duke dëgjuar "Sicko" e duke treguar hapur mbështetjen që i jep koleges.

Përpos Loredanës, Tayna në një intervistë për "Prive" ka treguar se reperja e saj e preferuar është Gjira Kajtazi.












