Ky me siguri ka qenë viti më i bukur për Alketa Vejsiun pasi moderatorja e ka shijuar në maksimum. Instagrami i Alketës tani është kthyer në një blog, plot me udhëtime e aventura që të shtyjnë të shohësh me kureshtje postim pas postimi. Më poshtë ju kemi sjellë një itinerar të vendeve të cilat Alketa ka vizituar këtë vit duke filluar nga Amsterdami e deri në Marok.

Në prill Alketa vizitoi Amsterdamin, solli një set fotografik nga atje dhe pozoi mes trëndafilave nga kopshti botanik i Hollandës.

Vetëm pak ditë më vonë Alketa nisi pushimet në Maldive nga ku solli pamje të mrekullueshme, herë duke pozuar në ambientet e hotelit e herë nënujë.

Pas përfundimit të "Piter Pan", Alketa u nis për në Itali për të vizituar komunën Sirmione dhe Lazise.

Në qeshor moderatorja udhëtoi drejt Turqisë për të nisur plazhin. Alketa shijoi bregdetin turk dhe publikoi foto me rrobabanjo ku shfaqej në super formë.

Pas Turqisë, rradhën e kishte Greqia. Alketa pushoi disa ditë në Mykonos.

Në korrik, moderatorja shkoi në Siçili dhe atje kaloi pak ditë pushimi duke udhëtuar me varkë.

Gushtin, Alketa ia kushtoi bregdetit shqiptar dhe pushoi në Dhërmi.

Pak ditë më vonë, moderatorja shkoi sërish në Greqi, por këtë herë për të vizituar disa ishuj si Paros, Cyclades etj.

Në fund të gushtit Alketa shkoi sërish në Itali, por pushimet kësaj here ishin të veçanta dhe moderatorja shijoi ajrin e pastër dhe gjelbërimin në Alpe.

Në shtator, Alketa udhëtoi në Singapor, për punë, por edhe për të vizituar vendet atje.

Udhëtimi më i fundit i moderatores është në Marok, një qytet me tradita, nga i cili Alketa i ka mrekulluar fansat me fotot që po poston.

Dhe për të gjithë ju që po mendoni 'Lum Alketa', ju sjellim një nga shprehjet më të bukura të moderatores: "Asgje nuk mund ta ndaloje nje vajze te forte ne ndjekjen dhe realizimin e endrrave te saj, vecanerisht kur kjo mbeshtetet ne nje filozofi vlerash te forta morale"./Xing.al












