Prej ditësh po qarkullonte lajmi se Maluma ka nisur një lidhje të re me modelen kanadeze Winnie Harlow dhe thashethemet duket se kanë qenë të vërteta. Këngëtari është ndarë nga e dashura e tij Natalie Barulich dhe ka nisur lidhjen me Winnie.

Lajmin e ndarjes e ka konfirmuar për "E! News", Natalia e cila është shprehur kështu: "E dua shumë Malumën. Por në këtë moment kemi nevojë të qëndrojmë vetëm dhe të fokusohemi tek karriera që të rritemi si artist dhe si individë".

Lajmi i ndarjes së Malumës dhe Natalies, vjen vetëm pak ditë pasi këngëtari u kap në një restorant me Winnie Harlow.

Ndërkohë modelja kanadeze nuk i kursen komentet me zemra në postimet e Malumës duke i shtuar më shumë dyshimet për lidhje./Xing.al










