Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Tetor 2019, 14:02

U kap me modelen kanadeze, Maluma ndahet nga e dashura

Prej ditësh po qarkullonte lajmi se Maluma ka nisur një lidhje të re me modelen kanadeze Winnie Harlow dhe thashethemet duket se kanë qenë të vërteta. Këngëtari është ndarë nga e dashura e tij Natalie Barulich dhe ka nisur lidhjen me Winnie.

Lajmin e ndarjes e ka konfirmuar për "E! News", Natalia e cila është shprehur kështu: "E dua shumë Malumën. Por në këtë moment kemi nevojë të qëndrojmë vetëm dhe të fokusohemi tek karriera që të rritemi si artist dhe si individë".

Lajmi i ndarjes së Malumës dhe Natalies, vjen vetëm pak ditë pasi këngëtari u kap në një restorant me Winnie Harlow.

Ndërkohë modelja kanadeze nuk i kursen komentet me zemra në postimet e Malumës duke i shtuar më shumë dyshimet për lidhje./Xing.al