Këngëtari shqiptar, Milot Llalloshi, i njohur edhe si vëllai i Edona Llalloshit, ka festuar mbrëmë ditëlindjen. Miloti mbushi 35 vjeç dhe urimet e ditëlindjes ishin të shumta.

Dhuratën më të bukur, këngëtari e mori nga bashkëshortja Erxhina e cila kishte menduar ta ëmbëlsonte Milotin këtë 35-vjetor, me një tortë të kuqe me trëndafil.

"Urime ditëlindjen dashuri. Je gjithçka për ne. Të duam Erxhina, Priami dhe Roma", shkruhej sipër dhuratës.

"Faleminderit dashuri", ishte mbishkrimi që Miloti i vendosi videos ku tregonte dhuratën e bashkëshortes.

Më pas çifti e kaluan mbrëmjen duke festuar me miqtë.

Miloti dhe Erxhina janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Roma dhe djalit Priam.





