Me anë të një postimi në rrjete sociale, futbollisti i Barcelonës, Nelson Semedo dhe bashkëshortja e tij kanë dhënë lajmin e bukur se ata janë bërë prindër për herë të dytë.

Bashkëshortja e Semedos, Marlene Alvarenga ka sjellë në jetë një djalë.

Çifti ka publikuar foton e parë të vogëlushit duke treguar dorën e tij të vogël.

Nelson dhe Marlene janë prindër edhe të një vajze e cila është shumë e lumtur që është bërë me vëlla.





