Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Tetor 2019, 00:12

‘Të destinuar për njëri-tjetrin’, rikthehen bashkë Miley dhe Liam

Ndarja e një prej çifteve më të njohur të showbizit, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth bëri bujë të madhe në media. Fansat e çiftit u mërzitën shumë nga ky lajm sepse ato e kanë vlerësuar gjithmonë marrëdhënien dhe historinë e tyre 10 vjeçare.

Ndonëse tani të dy janë në krahët e partnerëve të tyre të rinj (Miley me shokun e ngushtë, Cody Simpson dhe Liam me aktoren Maddison Brown) historia e tyre vështirë të harrohet ose të fshihet, madje dhe dashuria që ekzistonte dikur është ende aty. ‘Unë dhe Liam kemi qenë bashkë për një dekadë. E kam thënë dhe më parë dhe vazhdon të jetë e vërtetë, e dua Liamin dhe do e dua gjithmonë. Por në këtë pikë mu desh të merrja një vendim të shëndetshëm për veten dhe të lija jetën e mëparshme pas krahëve’, është shprehur Miley pas ndarjes.

Dashurisë së tyre mund t’i jepet edhe një mundësi tjetër, ende ka shpresa për rikthim dhe këtë e ka vërtetuar vetë shoqja e ngushtë e Mileyt, Amazon Ashley. “Ky është vetëm një kapitull i ri. Nuk do surprizohesha nëse ata do ktheheshin sërish bashkë. E ndjej në zemër se ata janë të destinuar për njëri-tjetrin. Ata vazhdimisht gjejnë rrugën drejt lidhjes së tyre. Mendoj se Miley ka qenë më e lumtur se kurrë me Liam-in. Mungesa e bën zemrën të rritet edhe më shumë, ndaj ndarja është e nevojshme që të duash përsëri atë që kishe.”- ka thënë ajo gjatë një interviste. Pas gjithë asaj dashurie, të gjithë urojnë që Miley dhe Liam ta gjejnë sërish rrugën për te njëri-tjetri. Nëse janë vërtetë të destinuar, kështu do të ndodhë!