Nga Shqipëria / E Premte 25 Tetor 2019, 22:10

U tha se është ndarë nga Fero, reagon Arbenita dhe ua mbyll gojën të gjithëve

Reperi Fero dhe modelja e njohur Arbenita, janë komentuar gjatë në media për një ndarje të mundshme midis tyre. Ato të dy i kanë fshirë postimet që dikur kishin së bashku e për më tepër nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Mirëpo ndërkohë që rrjeti, fansat dhe mediat, ziejnë nga lajmi për ndarje, Arbenita i ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet. Përmes një postimi, modelja ka përkrahur Feron për projektin e ri muzikor, të publikuar ditën e sotme "Jom rrit". Po ashtu, Arbenita ka udhëtuar në Berlin, ku reperi është zhvendosur për të jetuar.

Këto veprime të modeles vërtetojnë që dyshja nuk janë ndarë, ato vazhdojnë ta jetojnë dashurinë e tyre, por siç duket e kanë ndarë mendjen të tregohen shumë diskretë.