Nga Shqipëria / E Premte 25 Tetor 2019, 21:09

Shajnë në videoklipe, Stresi i bën për dy lekë reperët shqiptarë

Reperi i njohur Stresi është një ndër më të komentuarit në estradën shqiptare. Ai është shumë aktiv në rrjete sociale, ku fansat përcjellin me interesin më të madh çdo postim të tij.

Stresi njihet për tipin e tij të drejtpërdrejtë dhe natyrën moskokëçarëse. Së fundmi ai ka publikuar një video në Instastory që e vërteton më së miri këtë. Videon në fjalë Stresi ua ka dedikuar të gjithë reperëve që ofendojnë nëpër klipe dhe shprehen se ndihen më gangster kur shajnë të tjerët nga pjesëtarët e familjes. 

Ai ka përdorur një fjalor vërtetë banal por ka theksuar që ofendimet shkojnë vetëm për ata që e meritojnë dhe që e kanë bërë vetë veten. "Ptu turp e marrë, si u shaka robi për biznes? Shahet tjetri në mes të 3000 njerëzve për biznes nga motrat dhe nënat? Si u shaka për biznes? A jeni në vete apo jo? Jeni ku*va kshu jeni ju!", është shprehur Stresi mes të tjerash në videon e ruajtur nga "Dosja.al".